Art&Argëtim

Shakira dhe Pique në 'luftë' për kujdestarinë e fëmijëve

Shakira dhe Pique i kanë dhënë fund martesës së tyre 12 vjeçare. Futbollisti po tenton të “hakmerret” ndaj këngëtares kolumbiane për të marrë kujdestarinë e fëmijëve.

22 Gusht 2022, 18:28 Nga s.s
Shakira dhe Pique në 'luftë' për kujdestarinë e
Shakira, Pique dhe fëmijët e tyre

SPANJË- Futbollisti Gerard Pique dhe këngëtarja Shakira i dhanë fund lidhjes së tyre 12-vjeçare dhe shkak thuhet të jetë tradhtia. Pasojat e ndarjes ishin të mëdha, veçanërisht lidhur me çështjen e kujdestarisë së fëmijëve të tyre Sasha dhe Milan. 

Sipas mediave të huaja, futbollisti po tenton të “hakmerret” ndaj këngëtares kolumbiane. Një “hakmarrje” që ka nisur pas diskutimeve në lidhje me kujdestarinë e fëmijëve. Këngëtarja kolumbiane ka dashur t’i merrte ata për të jetuar në Miami, një zgjidhje e cilësuar e papranueshme nga mbrojtësi i Barcelonës, raporton stuff4auto.com

Një fotograf i quajtur Jordi Martin tha se situata aktuale është shumë e tensionuar: “Gerard Pique shkon pasdite me të dashurën e tij të re Clara Chia Marti në shtëpinë e prindërve të tij që është afër shtëpisë së Shakirës. E kjo e ka shkatërruar plotësisht atë. Futbollistit nuk i intereson që këngëtarja mund t’i shohë bashkë. Marrëdhënia mes Pique dhe Shakirës po kalon momentin më të keq. Tani për tani, Pique dëshiron të hakmerret ndaj Shakirës. E ai po e përmbush atë hakmarrje”.

shakira ndahet nga piques shakira pique

Sondazh

Poll