Art&Argëtim

Vëllai i vogël dhe ish-gruaja e Ben Affleck nuk morën pjesë në dasmën e tij me Jennifer Lopez

Në ceremoninë solemne martesore të Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, mungoi ish-bashkëshortja e tij, Jennifer Garner dhe vëllai i tij i vogël, Casey Affleck.

22 Gusht 2022, 08:02 Nga s.s
Vëllai i vogël dhe ish-gruaja e Ben Affleck nuk morën pjesë
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

SHBA- Çifti i famshëm Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, pas 20 vitesh janë martuar këtë fundjavë, por disa familjarë të tyre nuk ishin të pranishëm. Në ceremoninë e tyre solemne martesore, mungoi ish-bashkëshortja e Ben, Jennifer Garner dhe vëllai i tij i vogël, Casey Affleck.

Aktori Casey është parë mëngjesin e së shtunës në Las Vegas, por një burim i mediave të huaja ka njoftuar se ai e ka humbur ceremoninë për shkak të “detyrimeve familjare”. Ndërsa Garner e cila ka një marrëdhënie të mirë me aktorin të cilët kanë tre fëmijë së bashku, thuhet se ajo nuk ka asgjë kundër martesës së tij me Lopez, por angazhimet e penguan të ishte e pranishme në ditën e tyre më të lumtur, raporton nypost.com

Vëllai i vogël dhe ish-gruaja e Ben Affleck nuk morën pjesë
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Një burim i saj i afërt tha: “Jennifer Garner është duke punuar shumë për një projekt në Teksas dhe nuk do të marrë pjesë në dasmë, por ajo ka qenë shumë mbështetëse për ardhjen e fëmijëve të saj dhe në përgjithësi është shumë pozitive për të gjithë këtë”. Fëmijët e Garner dhe Affleck, Violet, Seraphina dhe Sam, së bashku me gjysmëvëllanë dhe gjysmëmotrën e tyre ishin dëshmitarë të ceremonisë. Dasma treditore u mbajt në Gjeorgji në pronën e aktorit me vlerë mbi tetë milionë dollar, ku në ceremoni dominoi ngjyra e bardhë dhe të ftuarit ishin veshur në përputhje me rrethanat, ndërsa e gjithë hapësira ishte zbukuruar me dekorime ekstravagante dhe aranzhime me lule në të njëjtën ngjyrë.

jennifer lopez ben affleck dasme ceremoni martesore

Sondazh

Poll