Ekonomi

Projektrregullorja “Për mjaftueshmërinë e kapitalit”/ Si do të përllogariten fondet e veta të shoqërive komisionere

Sipas njoftimit zyrtar të AMF, kjo rregullore është hartuar në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian (IFD/IFR) lidhur me kërkesat për mjaftueshmëri kapitali të shoqërive komisionere, duke vendosur standartet evropiane në mbikëqyrjen e këtyre shoqërive.

23 Gusht 2022, 07:01 Nga A.B
Projektrregullorja “Për mjaftueshmërinë e kapitalit”/
Foto ilustruese

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në zbatim të Ligjit nr. 62/2020, datë 14.05.2020 “Për tregjet e kapitalit”, ka hartuar projektrregulloren “Për mjaftueshmërinë e kapitalit të shoqërisë komisionere”, e cila krahas kërkesës për përllogaritjen e fondeve  të veta të shoqërive komisionere përcakton edhe kërkesat për likuiditet si dhe kërkesat për raportimin periodik të këtyre treguesve në Autoritet.

Sipas njoftimit zyrtar të AMF, kjo rregullore është hartuar në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian (IFD/IFR) lidhur me kërkesat për mjaftueshmëri kapitali të shoqërive komisionere, duke vendosur standartet evropiane në mbikëqyrjen e këtyre shoqërive.

Në mbështetje të ligjit për tregjet e kapitalit dhe kësaj rregulloreje të dalë në zbatim të tij, shoqëritë komisionere kanë detyrimin për mbajtjen në çdo kohë të fondeve të veta, të përllogaritura sipas disa formulave, që duhet të jenë të mjaftueshme, me qëllim që shoqëria komisionere të ruajë aftësinë për të absorbuar humbjet e mundshme dhe për të siguruar vijimin e aktivitetit të saj. Vendosja e këtyre kërkesave përbën një reformë të rëndësishme në kuadrin rregullator të tregjeve të kapitalit.

Kështu, përmes hartimit të kësaj rregulloreje hidhen bazat për zbatimin e një mbikëqyrjeje prudenciale të shoqërive komisionere, e cila siguron se këto shoqëri veprojnë në baza të shëndetshme financiare, administrohen në mënyrën e duhur, kontrollojnë rreziqet e tyre si dhe veprojnë në interesin më të mirë të klientëve.

Në këtë mënyrë, vendosja e detyrimit për mbajtjen e një kapitali rregullator forcon kërkesat mbikëqyrëse ndaj shoqërive komisionere të licencuara në bazë të ligjit për tregjet e kapitalit, në funksion të sigurimit të shëndetit financiar të tyre, mbrojtjes së investitorit, rritjes së besimit të tij në tregjet financiare, si dhe sigurimit të stabilitetit financiar.

Në përcaktimin e kërkesave për mjaftueshmërinë e kapitalit zbatohet parimi i proporcionalitetit, në lidhje me llojet e shërbimeve të investimit që ofron shoqëria komisionere dhe madhësinë e aktivitetit të saj. Për efekt të përllogaritjes së fondeve të veta, shoqëritë komisionere në rregullore klasifikohen në 4 kategori, për të cilat zbatohen kërkesa të ndryshme për kapital, në varësi të llojit të  shërbimeve të investimit që ato ofrojnë. Në varësi të këtyre kategorive, kërkesa për fondet e veta të shoqërisë komisionere varion dhe mund të jetë:

Një nga risitë që sjell kjo rregullore është zbatimi i një metodologjie në përllogaritjen e fondeve të veta, që merr në konsideratë disa tregues sasiorë, të ashtuquajtur “Faktorët K”, të cilët reflektojnë në përllogaritje rreziqet që paraqesin shoqëritë komisionere për klientët, tregjet dhe për vetë ato. Kështu, sa më shumë rrezik të kenë aktivitetet e shoqërive komisionere, aq më të larta janë edhe kërkesat për mjaftueshmëri kapitali.

Kjo rregullore nuk zbatohet për bankat që ofrojnë shërbime investimi, pasi Bankat, të cilat ushtrojnë veprimtari në tregjet e titujve në  bazë të ligjit për tregjet e kapitalit dhe në përputhje me ligjin nr. 9662, datë 18.12.2006, “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, zbatojnë kërkesat e kapitalit sipas akteve nënligjore përkatëse, të miratuara nga Banka e Shqipërisë./MONITOR

fonde projektrregullorja

Sondazh

Poll