Ekonomi

VD-Ekonomia në Shqipëri, Ibrahimaj: Performancë pozitive, inflacioni më i ulëti në rajon

Ibrahimaj tha se inflacioni në korrik arriti 7.5%, por ishte më i ulët në krahasim me vendet e tjera fqinje.

22 Gusht 2022, 10:00 Nga A.B
VD-Ekonomia në Shqipëri, Ibrahimaj: Performancë pozitive,
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj deklaroi ditën e sotme se inflacioni në vendin tonë ishte më i ulët se vendet e rajonit në muajin e kaluar. Në një konferencë për mediat, Ibrahimaj tha se inflacioni në korrik arriti 7.5%, por ishte më i ulët në krahasim me vendet e tjera fqinje. Ministrja tregoi se kostot e transportit kanë ndikuar në rritjen e çmimeve për ushqimet dhe pijet, por sipas saj deri më tani ekonomia ka pasur performancë pozitive dhe inflacioni ka qenë i kontrolluar.

'Ekonomia është ndikuar nga agresioni rus që ka prekur zinxhiret e ekonimisë, në tregti si dhe në rritjen e inflacionit. Nga të dhënat që kemi na është treguar se ka pasur rritje ekonomike në tremujorin e dytë dhe të tretë. Kjo rritje na ka shtyrë për të mbështetur rritjen e konsumit. Ndërthurja e të gjitha politikave së bashku me mbështetjen ka sjellë që deri tani ekonomia shqiptare t ë ketë një performancë pozitive dh inflacioni të jetë i kontrolluar. Inflacioni në Shqipëri është ndjeshëm më ulët se vendet e Rajonit. Në 7 mujorin e parë të vitit inflacioni ka qenë 5.3%. Shqipëria me një inflacion 7.5% në muajin korrik është ndjeshëm më ulet nga vendet e rajonit. Elementi që ka ndikuar më së shumti në rritjen e çmimit të kostove të shqiptarëve janë ushqimet dhe pijet dhe kostot e transportit. Deri më tani ekonomia ka pasur performancë pozitive dhe inflacionin të jetë i kontrolluar, kjo falë masave dhe subvencioneve të dhëna nga qeveria. Ushqimet dhe pijet janë shtrenjtuar më shumë gjatë muajit korrik, ndjekur edhe nga kostot e transportit.'- u shpreh Ibrahimaj.

delina ibrahimaj

Sondazh

Poll

Ekonomi 20 Gusht 2022, 07:02 A.B

Shqiptarët të lodhur nga puna!

Foto ilustruese Konfliktet në vendin e punës, fluksi i lartë, si dhe mungesa e kënaqësisë në punën që bën...