Ekonomi

VD-“15 mijë vende pune më shumë se një vit më parë”/ Pagat, Ibrahimaj: 10 ditëshin ardhshëm nisim analizën

Ibrahimaj deklaroi ditën e sotme se sot ka 15 mijë vende pune më shumë se një vit më parë. 

22 Gusht 2022, 10:17 Nga A.B
VD-“15 mijë vende pune më shumë se një vit më
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj deklaroi ditën e sotme se sot ka 15 mijë vende pune më shumë se një vit më parë. 

'Anoncuam që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të vijojë me fokus në rritje e pagave dhe uljen e informalitetit. Kemi dërguar letra në bizneset e përfshira në plan dhe po analizojmë reagimet, të cilat duhet të ishin deri në datën 20 të këtij muaji. Në dhjetë ditëshin e ardhshëm do analizojmë dhe do të nisim në vizitat fiskale. Qasja është e njëjta si pak muaj më parë ku ka pasur një përfshirje të gjerë mbi këtë çështje, tani do të përqendrohemi në tre sektorë dhe do të vijojë edhe në periudhat në vijim, deri kur pagat të shkojnë në realitetin e tyre pasi është një e keqe e madhe publike që i bëhet individëve deklarimi i ulët që ndikon më tej edhe mbi i pensionet. 

Jane ne total 725. 572 vende pune, më e lartë se shifra e një viti më parë, mbi 15 mijë vende pune më shumë se një vit më parë. Ka shumë biznese që celen për sezonin e verës. Ky sezon është më i mbarë për ekonominë dhe turizmin në vecanti. Pagat janë rritur duke mbështetur buxhetet shqiptare Aktiviteti i biznese ka pasur ecuri pozitive. Janë hapur rreth 11 mijë biznese. Jane mbyllur 2629 biznese. Sa i takon importeve ka patur një rritje me 24 % në 7 mujorin e parë, rritje te impoteve të ushqimeve dhe pijeve, pavarësisht rritjes së konsiderueshme të cmimeve, ka rritje të importeve të elementeve përberes të prodhimit vendas. Kemi pasur rritje të eksporteve me 40% në vlere dhe në volum janë ulur me 5%.'- tha ajo. 

delina ibrahimaj

Sondazh

Poll