Ekonomi

VD-Vendimet e Bordit, Ibrahimaj: Mundohen t'i shtyjnë mbledhjet kur ka raste të rritjes së çmimeve në bursë

Ministrja tha se bordi mundohet që ta shtyjë mbledhjen në ato raste kur ka rritje të çmimeve në bursë.

22 Gusht 2022, 10:47 Nga A.B
VD-Vendimet e Bordit, Ibrahimaj: Mundohen t'i shtyjnë mbledhjet kur ka
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj u pyet ditën e sotme nga gazetarët për vendimet e Bordit të Transparencës. Ajo u shpreh se bordi analizon të gjithë ecurinë e çmimeve në bursë dhe nuk mblidhet asnjëherë në kundërshtim me rritjen apo uljen e çmimeve. Ministrja tha se bordi mundohet që ta shtyjë mbledhjen në ato raste kur ka rritje të çmimeve në bursë.

'Unë besoj që ajo fjali që sapo thatë është supozim aspak i bazuar në relitet, është e kundërta, ju ftoj të analizoni ecurinë e cmimeve të bursës për produktet që janë nën ombrellën e bordit dhe jo të bordit për naftën bruto që ka një lëvizje të ndryshme nga nafta e rafinuar. Bordi për cmimet e naftës së rafinuar, benzinës e gazit e në asnjë rast bordi nuk është mbledhur ne kundërshtim me rritjen apo uljen e këtyre cmimeve. Me pasqyrimin e një ulje të cmimeve në bursat ndërkombëtare për produktin që tregtohet në vend bordi mblidhet menjëherë ndërkohë që mundohet ta shtyjë mbledhjen kur kemi raste të rritjes së cmimeve në bursë. Vendimet janë transparente dhe mos e dezinformoni opinionin publik.'- u shpreh Ibrahimaj. 

delina ibrahimaj

Sondazh

Poll