Aktualitet

Në kërkim për evazion fiskal, flet Paulin Gega: Jam në Greqi me pushime, s’kam bërë asnjë shkelje

10 Gusht 2019, 09:37 Nga DOSJA
Në kërkim për evazion fiskal, flet Paulin Gega: Jam në Greqi

GREQI- Paulin Gega pronari i “Gega Oil” , i cili është në kërkim nga policia pasi akuzohet për evazion fiskal dhe pastrim parash ka folur së fundmi.

Ai ka deklaruar se ndodhet me pushime në Greqi me familjen e tij dhe se nuk është arratisur nga vendi.

“Jemi nisur për pushime verore në Greqi, më datë 09.08,2019, pushime të cilat janë rezervuar rreth dy muaj më parë të një agjenci turistike në rrugën Fortuzi, Tiranë, ku dhe mund ta verifikoni fare lehtësisht. Sot ndërkohë jemi njoftuar në mënyrë indirekte pas lajmeve që kishin shpërthyer nëpër portale e gazeta të ndryshme, ku pretendohej se administratori i kompanisë Genklaudis sha, ishte larguar qëllimisht për t’iu shmangur përballjeve ligjore. Ne mund t’ju konfirmojmë që në njërën nga magazinat tona fiskale të shitjes me shumicë, që ndodhet në Vrinë, Durrës, është ushtuar një kontroll para dy ditësh, ku ka pasur një ndërprerje të aktivitetit vetëm për disa orë, me pretendimin se kasat e shitjes ishin të vendosura në regjim manual, pavarësisht se ne posedojmë certifikatën e kalibrimit të regjimit automatik, e lëshuar sipas ligjeve në fuqi nga firma certifikuese e fiskalizimeve A.E Distribution shpk në vitin 2012!
Mbas verifikimeve nga organet kompetente, u bë zhbllokimi i këtij stacioni shitjeje dhe aktiviteti ka vazhduar normalisht.”, shprehet ai për “News 24”.

Ai sqaron më tej se kompania e tij nuk ka kryer asnjë shkelje ligji, apo të ketë bërë pastrim parash dhe evazion fiskal.

“Pra, kompania jonë nuk ka kryer asnjë shkelje apo kundravajtje penale as në aspektin evaziv apo të të ashtuquajturës ‘Fshehje e të ardhurave apo të pasurisë’.
Gjithashtu ju komunikojmë me përgjegjësi të plotë morale dhe korporative që aktiviteti i firmës tonë vazhdon pa ndërprerje në të gjithë Shqipërinë. Kompania Genklaudis sha është një ndër 10 tatimpaguesit më të mëdhenj në Shqipëri, me mbi 83 stacione shitjetje në të gjithë vendin dhe me mbi 500 punonjës, e gatshme për të vënë në dispozicion çdo dokumentacion kundrejt çdo institucionin shtetëror dhe ligjor dhe të përgjigjet deri në shkallën më të lartë të drejtësisë.”, deklaron ai. 

Gega akuzohet për evazion fiskal dhe pastrim parash. Sipas policisë ai është shpallur në kërkim për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” , “Ndryshimi në aparatet matëse” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Një ditë më parë ai është larguar nga vendi. Policia njofton se Gega është proceduar edhe  katër vjet më parë nga Drejtoria e Policisë Shkodër, për veprën penale fshehje e të ardhurave.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll