Aktualitet

Radhë ta gjata në Morinë, hyjnë rreth 13 mijë persona, shqiptarët e Kosovës zgjedhin detin për të festuar ‘Kurban Baj

10 Gusht 2019, 08:39 Nga DOSJA
Radhë ta gjata në Morinë, hyjnë rreth 13 mijë persona,

Kukës- Në pikën doganore të Morinës ka një fluks të madh kosovarësh që duan të hyjnë në tokën shqiptare. Kjo është vënë re që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm. Mesa duket këtë vit shqiptarët e Kosovës duan që festën e Kurban Bajramit ta kalojnë në bregdetin shqiptar.

Bëhet e ditur se që nga ora 05:00 e mëngjesit të kësaj të shtunë kanë hyrë 2463 mjete me 12486 shtetas. Përballë këtij fluksi policia kufitare e Morinës ka ngritur traun e doganës duke operuar me procedurë të përshpejtuar.

Po kështu një fluks jo të vogël udhëtarësh ka edhe në pikën kufitare për të hyrë në Kosovë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kurban bajrami radhë të gjata në morinë kurban bajrami radhë të gjata në morinë

Sondazh

Poll