Bota

Lufta në Ukrainë, UNICEF: Rreth 1 mijë fëmijë janë vrarë deri më tani

Aljazeera shkruan se ajo shtoi se shifra e dhënë përfshinte vetëm rastet që OKB-ja kishte mundur të verifikonte dhe paralajmëroi se numri i vërtetë i viktimave pritej të ishte shumë më i lartë.

22 Gusht 2022, 19:45 Nga I.A
Lufta në Ukrainë, UNICEF: Rreth 1 mijë fëmijë
Foto ilustruese

UKRAINË- Të paktën 972 fëmijë në Ukrainë janë vrarë ose plagosur që nga fillimi i ofensivës ruse, sipas Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF).

“Përdorimi i armëve shpërthyese ka shkaktuar shumicën e viktimave të fëmijëve. Këto armë nuk bëjnë dallim midis civilëve dhe luftëtarëve, veçanërisht kur përdoren në zona të populluara siç ka ndodhur në Ukrainë”, tha në një deklaratë Catherine Russell, drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it.

Aljazeera shkruan se ajo shtoi se shifra e dhënë përfshinte vetëm rastet që OKB-ja kishte mundur të verifikonte dhe paralajmëroi se numri i vërtetë i viktimave pritej të ishte shumë më i lartë.

“Edhe një herë, si në të gjitha luftërat, vendimet e pamatura të të rriturve po i vënë fëmijët në rrezik ekstrem. Nuk ka operacione të armatosura të këtij lloji që të mos rezultojnë në dëmtimin e fëmijëve. Ndërkohë, përtej tmerrit të fëmijëve që vriten ose lëndohen fizikisht në sulme, pothuajse çdo fëmijë në Ukrainë është ekspozuar ndaj ngjarjeve thellësisht shqetësuese dhe ata që ikin nga dhuna janë në rrezik të konsiderueshëm të ndarjes familjare, dhunës, abuzimit, shfrytëzimit seksual dhe trafikimit,” tha Russell.

unicef lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll