Aktualitet

EMRAT/ Plas sherri në Sarandë, dy persona përfundojnë në spital

Konflikti ka ndodhur për motive të dobta, ndërkohë që nga sherri dy 53-vjeçarët kanë përfunduar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

21 Gusht 2022, 21:51 Nga I.A
EMRAT/ Plas sherri në Sarandë, dy persona përfundojnë
Foto ilustruese

SARANDË- Një sherr ka ndodhur midis tre personave mbrëmjen e sotme në Sarandë. Mësohet se një 53-vjeçar me emrin Fiqiri Kullai së bashku me një 26-vjeçar me emrin Pëllumb Ahmeti janë konfliktuar me një 53-vjeçar tjetër me emrin Sazan Duka. Konflikti ka ndodhur për motive të dobta, ndërkohë që nga sherri dy 53-vjeçarët kanë përfunduar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë që 26-vjeçari është shoqëruar në komisariat për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.  

Njoftimi i Policisë: 

Sot, në orët e mbrëmjes, në lagjen nr.4, Sarandë, dyshohet se  për motive të dobëta, shtetasit F. K., 53 vjeç dhe P. A., 26 vjeç, janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta, me shtetasin S. D., 53 vjeç. Si pasojë e konfliktit shtetasit F. K, dhe S. D, ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë shtetasi P. A, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

sherr ne sarande sazan duka pëllumb ahmeti fiqiri kullai

Sondazh

Poll