Aktualitet

Aksident në Lushnje, 6 persona të plagosur, 2 fëmijë mes tyre

Të lënduarit kanë shkuar në spitalin e Lushnjes për të marrë ndihmë mjekësore.

21 Gusht 2022, 21:16 Nga I.A

Aksident në Lushnje, 6 persona të plagosur, 2 fëmijë mes

LUSHNJE- Një aksident ka ndodhur në Lushnje mbrëmjen e sotme. Mësohet se aksidenti ka qenë i rëndë, duke lënë të plagosur 6 persona. Mes të lënduarve ishin dhe dy fëmijë, një 12 vjeç dhe një 11 vjeç. 

Aksidenti ndodhor pasi një mjet u përplas me një mjet bujqësor. Të lënduarit kanë shkuar në spitalin e Lushnjes për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 20:30, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në fshatin Pirrë, shtetasi J. K., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin është përplasur me një mjet bujqësor, me drejtues shtetasin I. K., 27 vjeç, banues në fshatin Pirrë. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët, shtetasit G. K., 46 vjeçe, Dh. K., 52 vjeçe, M. T., 58 vjeç, dhe dy fëmijë të mitur 12 vjeç dhe 11 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

aksident ne lushnje

Sondazh

Poll