Aktualitet

Gjendet një trup i pajetë në Skuraj të Kurbinit, dyshohet se është mbytur në lumë, dëshmitari: Ra nga ura (EMRI)

10 Gusht 2019, 05:39 Nga DOSJA
Gjendet një trup i pajetë në Skuraj të Kurbinit, dyshohet se

Kurbin- Një trup i pajetë është gjetur buzë një lumi të fshatit Skuraj në Kurbin. Mësohet se viktima është Luigj Gjeloshi dhe dyshohet se mund të jetë mbytur në lumë pasi ka rënë nga ura.

Nga të dhënat paraprake dyshohet që ngjarja të ketë qenë aksidentale, ndërkohë policia, zjarrfikësit dhe autoambulanca kanë shkuar në vendngjarje për nxjerrjen nga uji të trupit të viktimës. Raportohet se viktima ishte banor i fshatit Shënkoll të Lezhës.

Por një dëshmitar nga vendi i ngjarjes ka deklaruar se Gjeloshi ka rënë nga ura dhe pastaj është mbytur. Ai ka deklaruar se në këtë urë ndodhet një gropë e cila është shumë e rrezikshme.

“Gjeloshi po ecte në këmbë në trotuarin e urës, ra nga aty në lumë. Në trotuarin e urës është një gropë në më shumë se një vit. Ngjarja ka ndodhur dje pasdite rreth orës 19:00.”, ka deklaruar ai.

Nuk dihen ende rrethanat e sakta të kësaj ngjarje të rëndë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet luigj gjeloshi mbytet një person në kurbin skuraj kurbin luigj gjeloshi mbytet një person në kurbin skuraj kurbin

Sondazh

Poll