Bota

Vrasja e vajzës së 'trurit të Putin', Ukraina mohon lidhjen me ngjarjen: Rusia është e paqendrueshme

NPR shkruan se disa aleatë të Aleksandër Dugin, pas shpërthimit të makinës, sugjeruan menjëherë se ai ishte objektivi i shpërthimit dhe fajësuan qeverinë ukrainase, e cila mohoi çdo rol në incident.

21 Gusht 2022, 18:59 Nga I.A

Vrasja e vajzës së 'trurit të Putin', Ukraina mohon

RUSI- Ukraina ka reakuar në lidhje me akuzat nga Rusia se ata ishin fajtorët për vrasjen e Daria Dugina, vajza e këshilltarit të Vladimir Putin. NPR shkruan se disa aleatë të Aleksandër Dugin, pas shpërthimit të makinës, sugjeruan menjëherë se ai ishte objektivi i shpërthimit dhe fajësuan qeverinë ukrainase, e cila mohoi çdo rol në incident.

Por kjo gjë u mohua nga Mykhailo Podolyak, një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili tha se vdekja e Dugina është rezultat i paqëndrueshmërisë së brendshme të Rusisë dhe jo ndonjë veprim ushtarak nga vendi i tij. Ai shtoi se kjo është pasojë e mbështetjes së saj ndaj luftës.

"Çdo person duhet të paguajë për fjalët e tij," tha Podolyak në ukrainisht.

Për më shumë se një dekadë, babai dhe vajza kanë mbrojtur pushtimin e Rusisë. Ata kanë thënë shumë herë se Rusia mund të lulëzojë vetëm nëse Ukraina shkatërrohet.

Daria Dugina, po ngiste një Toyota Land Cruiser të dielën kur automjeti shpërtheu. Autoritetet në Rusi kanë nisur një hetim penal. Ajo ishte e bija e Aleksandër Duginit, i cili shpesh quhet "truri i Putinit". Dugin është një intelektual i shquar nacionalist rus, vizioni i të cilit për një perandori të ringjallur ruse erdhi për të ndikuar në luftën e Putinit në Ukrainën fqinje. Dugin u vendos në listat e sanksioneve perëndimore si një përkrahës kryesor i aneksimit të detyruar të Krimesë nga Ukraina nga Kremlini në 2014. Ai gjithashtu mbështeti vendimet e Rusisë për të dërguar trupa në Ukrainë në fillim të këtij viti.

daria dugina aleksandër dugin mykhailo podolyak

Sondazh

Poll

Bota 21 Gusht 2022, 14:52 A.B

Gaforrja që pushton detin Mesdhe

Gaforre SHBA- Pothuajse një mijë specie të huaja ose jo-vendase janë renditur në ujërat e Mesdheut. Disa nga kë...