Bota

Përplaset minibusi me kamionët në Rusi, humbin jetën 15 persona nga Kazakistani

The Moscow Times shkruan se sipas dëshmitarëve të cituar nga agjencitë e lajmeve, një kamion doli nga rruga kur u përplas me një minibus që udhëtonte në drejtim të kundërt pranë fshatit Nikolayevka

21 Gusht 2022, 18:41 Nga I.A
Përplaset minibusi me kamionët në Rusi, humbin jetën 15
Aksidenti

RUSI- Pesëmbëdhjetë persona u vranë të dielën kur një minibus u përplas me dy kamionë në rajonin jugor të Ulyanovsk të Rusisë. The Moscow Times shkruan se sipas dëshmitarëve të cituar nga agjencitë e lajmeve, një kamion doli nga rruga kur u përplas me një minibus që udhëtonte në drejtim të kundërt pranë fshatit Nikolayevka. 

Në momentin e aksidentit edhe mikrobusi është goditur nga pas nga një kamion tjetër. Sipas pamjeve të transmetuara nga kanali televiziv rus Ren TV, minibusi është rrafshuar pothuajse plotësisht nga dy kamionët.  Aksidenti la 15 të vdekur, të gjithë shtetas kazak.  

Tre persona të tjerë - dy burra dhe një grua - u dërguan në spital në gjendje të rëndë, shkroi guvernatori rajonal i Ulyanovsk Alexei Ruskikh në Telegram.  Shkeljet e rregulloreve të sigurisë rrugore janë të zakonshme në Rusi, ku vitet e fundit kanë ndodhur disa aksidente vdekjeprurëse me autobus. 

Në janar, pesë persona u vranë dhe 21 u plagosën në një aksident autobusi në rajonin Riazan, rreth 270 kilometra (170 milje) në jug të Moskës.  Në dhjetor 2019, një autobus me rreth 40 pasagjerë në bord u zhyt në një lumë të ngrirë në rajonin Zabaikalsk të Siberisë, duke vrarë 19 persona dhe duke plagosur 21. 

aksident ne rusi

Sondazh

Poll

Bota 21 Gusht 2022, 14:52 A.B

Gaforrja që pushton detin Mesdhe

Gaforre SHBA- Pothuajse një mijë specie të huaja ose jo-vendase janë renditur në ujërat e Mesdheut. Disa nga kë...