Bota

Sulmi në Gramsh, Osmani telefonon Begajn: Jemi të gatshëm për çdo gjë

21 Gusht 2022, 16:08 Nga F.M
Sulmi në Gramsh, Osmani telefonon Begajn: Jemi të gatshëm
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka telefonuar Presidentin e Shqipërisë bajram Begaj në lidhje me sulmin e ndodhur në Gramsh. Në një postim në rrjetet sociale, Osmani bën me dije se i ka ofruar atij mbështetje. Osmani ka theksuar se autorët e sulmit duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Kam folur me Presidentin Bajram Begaj, për sulmin e fundit ndaj ushtarëve shqiptarë në fabrikën e Gramshit. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi. Institucionet tona janë të gatshme të ofrojnë çdo mbështetje të nevojshme,”- shkruan Osmani.

Sulmi që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë nisi ditën e djeshme rreth orës 17:40. Ka qenë roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte.

Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç, 25 vjec. Dy ushtarakët e plagosur janë dërguar në spital e ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

vjosa osmani bajram begaj ruset sulmojne uzinen e gramshit

Sondazh

Poll

Bota 21 Gusht 2022, 14:52 A.B

Gaforrja që pushton detin Mesdhe

Gaforre SHBA- Pothuajse një mijë specie të huaja ose jo-vendase janë renditur në ujërat e Mesdheut. Disa nga kë...