Aktualitet

Sherri në Ndroq, Policia: Në konflikt u përfshi xhaxhai i të arrestuarit, mbante armë në banesë

Saimir Mansaku ka goditur me sende të forta Përparim Troplinin. Më pas xhaxhai i Saimirit, Halit Mansaku është futur për t’i ndarë

21 Gusht 2022, 09:42 Nga A.B
Sherri në Ndroq, Policia: Në konflikt u përfshi xhaxhai i të
Arme

TIRANË- Dy persona kanë përfunduar pranga, një i proceduar dhe një i lënduar është bilanci i një konflikti me sende të fortë në një lokal në Ndroq që ndodhi ditën e djeshme. Bëhet e ditur se Saimir Mansaku ka goditur me sende të forta Përparim Troplinin. Më pas xhaxhai i Saimirit, Halit Mansaku është futur për t’i ndarë dhe ka përfunduar duke u përfshirë edhe ai në konflikt. Policia ka gjetur në banesën e këtij të fundit një armë zjarri pushkë, 2 krehëra arme zjarri pistolete dhe sasi e konsiderueshme municioni luftarak.

NJOFTIMI I POLICISË:

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr. 6, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me sende të forta. Plagosi një shtetas me sende të forta, në një lokal, vihet menjëherë në pranga 38-vjeçari. I përfshirë në konflikt edhe xhaxhai i të arrestuarit, i cili u vu në pranga pasi iu gjetën në banesë armë zjarri dhe municion luftarak.Procedohet në gjendje të lirë pronari i lokalit ku ndodhi konflikti, pasi dëmtoi vendngjarjen dhe nuk kallëzoi krimin. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit për një konflikt në një lokal, në Ndroq, ku dy shtetas kishin goditur me sende të forta një shtetas tjetër, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorëve të dyshuar.

Brenda një kohe rekord, falë veprimeve profesionale policore nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, janë shoqëruar në komisariat dhe janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

- S. M., për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje";

- H. M., për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve".

Gjithashtu është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi P. R., pronari i lokalit ku ndodhi konflikti, për veprat penale "Moskallëzimi i krimit" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

Shtetasi S. M., së bashku me xhaxhain e tij, shtetasin H. M., në një lokal në Ndroq, janë konfliktuar me shtetasin P. T., i cili si pasojë e konfliktit është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa pronari i lokalit, shtetasi P. R., ka dëmtuar vendngjarjen duke penguar zbulimin e së vërtetës, si dhe nuk ka kallëzuar krimin.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në banesën e shtetasit H. M., u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pushkë, 2 krehëra arme zjarri pistolete dhe sasi e konsiderueshme municioni luftarak.

saimir mansaku sherr ne tirane

Sondazh

Poll