Aktualitet

Alarmohet Policia/ "The Times": Azilkërkuesit shqiptar po zhduken nga hotelet! Bandat po i marrin në ‘Shtëpitë e barit’

Sipas autoriteteve ata mund të rekrutohen nga bandat kriminale që i përfshijnë në aktivitetin e paligjshëm të kultivimit të drogës. Të enjten, 214 refugjatë kaluan në pesë varka, duke e çuar totalin për këtë vit në 21,072, pothuajse dyfishi i numrit që kishte mbërritur në këtë kohë vitin e kaluar dhe shqiptarët përbëjnë 1/4 e kalimeve këtë vit

20 Gusht 2022, 21:01 Nga e.k
Alarmohet Policia/ "The Times": Azilkërkuesit shqiptar po zhduken
Emigrantët në brigjet britanike

BRITANI- Emigrantët shqiptarë që kalojnë në mënyrë të paligjshme në Britaninë e madhe janë kthyer në një problem serioz për atoritetet. Mediat britanike prej kohësh i kanë kushtuar një hapësirë të veçantë këtij fenomeni gjithnjë e në rritje. Prestigjosja "The Times" në një artikull të saj shkruan se policia e Britanisë së Madhe ka nisur një hetim lidhur numrin gjithnjë dhe në rritje të azilkërkuesve shqiptarë të larguar nga hotelet ku qëndronin.

Sipas autoriteteve ata mund të rekrutohen nga bandat kriminale që i përfshijnë në aktivitetin e paligjshëm të kultivimit të drogës. Të enjten, 214 refugjatë kaluan në pesë varka, duke e çuar totalin për këtë vit në 21,072, pothuajse dyfishi i numrit që kishte mbërritur në këtë kohë vitin e kaluar dhe shqiptarët përbëjnë 1/4 e kalimeve këtë vit

Artikulli i "The Times"

Operacioni “Rosewood”, i çili drejtohet nga policia e ëest Yorkshire, po heton raportet se grupet e krimit të organizuar, veçanërisht në veri të Britanisë, po synojnë shqiptarët dhe azilkërkuesit vietnamezë për t’i shfrytëzuar në punë që kanë lidhje me drogën.

Policia ka për qëllim që  të rrisë ndërgjegjësimin e publikut dhe të hartojë programe mbrojtëse kur të gjenden të zhdukurit.

Organizatat bamirëse të refugjatëve thanë se të dy kombësitë janë veçanërisht të ndjeshme ndaj trafikantëve që ofrojnë punë në Mbretërinë e  Bashkuar në fermat e drogës.

Më shumë se 35,000 azilkërkues po jetojnë në hotele, duke u kushtuar taksapaguesve të paktën 4 milionë funte në ditë, pasi një numër rekord i emigrantëve vazhdojnë të kalojnë Kanalin. Të enjten, 214 refugjatë kaluan në pesë varka, duke e çuar totalin për këtë vit në 21,072, pothuajse dyfishi i numrit që kishte mbërritur në këtë kohë vitin e kaluar dhe shqiptarët përbëjnë 1/4 e kalimeve këtë vit.

Numri i madh i personave vulnerabël që akomodohen në hotele, përfshirë fëmijët, i ka bërë ata objektiva më të  lehta për grupet e krimit të organizuar.

Azilkërkuesit nuk janë në paraburgim dhe për këtë arsye nuk mund t’u vendosen kushte të tilla si shtetrrethimi ose kufizime se ku ata shkojnë, por sipas ligjit ata janë të ndaluar të punojnë në 12 muajt e parë të qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Këshilli i Refugjatëve i ka kërkuar qeverisë të rrisë mbështetjen për azilkërkuesit, duke përfshirë rritjen e pagesës prej 40 £ në javë, në mënyrë që ata të jenë më pak të varur nga tregu i zi i punës.

Sekretarja e Brendshme, Priti Patel njoftoi dje se 17 kriminelë shqiptarë janë dëbuar me një fluturim çarter për në Shqipëri. Ata ishin të dënuar për krime, ku përfshiheshin tregtimi i drogës të klasit A, mashtrimi dhe pastrim i parave, ndërsa një prej tyre ishte thjesht dhe vetëm emigrant i paligjshëm në Britani.

Ata u depërtuan në Tiranë si pjesë e një marrëveshjeje të nënshkruar nga Patel me qeverinë shqiptare këtë vit.

britani e madhe

Sondazh

Poll