Aktualitet

Vdekja e 14-vjeçarit në Greqi, dalin detaje nga aksidenti, shoferi shqiptar: Nuk isha i dehur

10 Gusht 2019, 05:34 Nga DOSJA
Vdekja e 14-vjeçarit në Greqi, dalin detaje nga aksidenti, shoferi

Greqi- Dy ditë më parë ndodhi një aksident i rëndë në Lamia të Greqisë ku humbi jetën një adoleshent 14-vjeçar.  Mësohet se Mario Latsu u përplas për vdekje nga një automjet “Audi” që drejtohej nga një shqiptar 44-vjeçar.

Ky i fundit pas aksidentit është lënë i lirë dhe ka deklaruar se nuk ka qenë nën efektine  alkoolit në momentin e aksidentit. Ndërkohë, ‘Star’ raporton se janë bërë testet toksikologjike për të përcaktuar nëse ishte nën ndikimin e alkoolit apo substancave të tjera në momentin e aksidentit, dhe pritet dalja e rezultateve.

Sipas të dhënave të para makina ka përplasur fillimisht një biçikletë tjetër dhe më pas të riun. Ky u fundit ishte i shoqëruar nga i vëllai binjak dhe një shok.  14-vjeçari Mario u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në greqi lamia mario latsu aksident në greqi lamia mario latsu

Sondazh

Poll