Aktualitet

Dikur transportonte drogë me gomone, arrestohet 31-vjeçari në Vlorë, pjesë e grupit kriminal (Video)

9 Gusht 2019, 17:15 Nga DOSJA
Dikur transportonte drogë me gomone, arrestohet 31-vjeçari në

VLORË– Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës. Dosja.al mëson se bëhet fjalë për 32-vjeçarin e identifikuar si Sandër Likaj.

Likaj ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 15 vite burg për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. 31-vjeçari u arrestua ditën e sotme në Lapardha, në shtëpinë e tij ku fshihej prej kohësh.

Në vitin 2009 policia e shtetit shkatërroi një grup kriminal prej 14 personash, shqiptarë dhe italianë, pjesë e të cilit ishte edhe Sandër Likaj. Grupi u kap nga policia italiane teksa transportonin një gomone me kanabis, dhe 31-vjeçari u shpall në kërkim.

Njoftimi i policisë Vlorë

Finalizohet operacioni i koduar “Lapardhaja”

Kapet i kërkuari, i dënuar me 15 vite burg.

Seksioni Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme dhe njësia Shigjetat, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur finalizimin e këtij operacioni, si rezultat i të cilit u kap në banesë, në fshatin Lapardha shtetasi:

Sandër Likaj, 31 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Vlorë.

31-vjeçari ka qenë i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 15 vite burgim për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Në vitin 2009 është kapur nga Policia italiane një gomone me lëndë narkotike cannabis sativa dhe është shkatërruar një grup kriminal i përbërë nga 9 shtetas shqiptarë dhe 5 shtetas italianë.

Në atë periudhë ndaj shtetasit Sandër Likaj filloi procedimi penal dhe më pas nga përdorimi i metodave speciale të hetimit rezultoi se edhe ky shtetas ishte i përfshirë në këtë këtë grup kriminal dhe për këtë u bë shpallja në kërkim e tij.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 31 vjecari ne vlore arrestohet sander likaj sander likaj arrestohet 31 vjecari ne vlore arrestohet sander likaj sander likaj

Sondazh

Poll