Aktualitet

1300 emigrantë të ndaluar, si e përdorën emigrantët Shqipërinë si tranzit, kalonin në Kakavijë (Video)

9 Gusht 2019, 15:31 Nga DOSJA
1300 emigrantë të ndaluar, si e përdorën emigrantët

KAKAVIJË– Frontex misioni ndërkombëtar i kontrollit të kufirit bëri publike disa prej rezultateve të punës disa mujore të efektivëve nga disa vende përgjatë vijës së kufirit të gjelbërt në Kakavije.

Eduart Merkaj drejtor për kufirin dhe migracionin gjatë një komunikimi me mediat tha se që prej 22 Majit janë ndaluar dhe përpunuar sipas rastit 1300 shtetas të huaj që synonin të kalonin tranzit përmes Shqipërisë.

“Jemi këtu bashkë me kolegët çekë. Që pej datës 22 maj ka filluar operacioni I Frontex në Shqipëri dhe janë ndaluar 1300 emigrantë që kanë tentuar të futen në territorin shqiptar. Janë kryer procedura të plota për ta, por disa prej tyre kanë kërkuar azil. Një pjesë e tyre kanë aplikuar për azil, shumë janë deportuar ndërsa gjatë kësaj periudhe u ndaluan edhe 27 shtetas të shpallur në kërkim,”– tha Eduard Merkaj më tej.

Martin Vodrasa zv drejtor i përgjithshem i policis Çeke për kufirin tha se Çekia merr pjesë me 13 efektivë në këtë mision i pari i vendit të tij në një territor kufitar jashtë BE. Ai e cilësoi misionin të suksesshëm dhe të rëndësishëm për sigurinë europiane.

Gjendem këtu në krye të një ekipi çek dhe mund të them se ishte një eksperiencë e suskesshme. Shërbimi që ne ofrojmë këtu është një shërbim për sigurinë e Europës,”– tha ai

Andrea Storchova zv drejtoresha e Marrëdhënieve Ndërkombëtare tha se rezultatet janë shpresëdhënëse dhe strategjia e sigurisë po ofron kontroll më të lartë për trafiqet e paligjshme.

Operacioni i Frontex provoi se këto misione janë të nevojshme. Shqipëria nuk është një kufi i brishtë për në Europë por një drejtim i synuar prej emigrantëve të paligjshëm dhe trafikantëve. Bashkëpunimi dhe rezultatet ishin shumë të mira,”– vijoi Storchova

Ky ishte i pari mision i Frontex në Shqipëri. Më parë forca policore nga 9 vende kanë patrulluar për muaj me rradhë në 2 misione të ndryshme kufirin jugor me Greqinë.

(dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 1300 klandestine ne shqiperi andrea storchova eduart merkaj frontex frontex ne kakavije martin vodrasa 1300 klandestine ne shqiperi andrea storchova eduart merkaj frontex frontex ne kakavije martin vodrasa

Sondazh

Poll