Art&Argëtim

FOTO/ 23-vjeçarja ngjashmëri “shokuese” me Shakirën, Pique i prezanton familjes të dashurën e re

Pas ndarjes me Shakirën, Pique është në një marrëdhënie dashurie me një vajzë 23-vjeçare që studion për marrëdhënie me publikun. Fansat kanë kapur një detaj që është ngjashmëria e saj me këngëtaren kolumbiane.

20 Gusht 2022, 08:23 Nga s.s
FOTO/ 23-vjeçarja ngjashmëri “shokuese” me
Shakira dhe Pique

SPANJË- Futbollisti Gerard Pique thuhet se po takohet fshehurazi me një studente 23-vjeçare që studion për marrëdhënie me publikun, dy muaj pasi u zbulua ndarja e tij me këngëtaren Shakira. Në qershor u bë e ditur se këngëtarja kolumbiane dhe futbollisti i Barcelonës ishin ndarë pas 11 vitesh dhe këtë e bëri të ditur përmes një deklarate publike.

The Sun raporton se ai ka nisur një romancë të re me Clara Chia Marti, të cilën thuhet se e ka takuar gjatë një takimi pune me produksionin e kompanisë së tij "Cosmos". Tabloidi britanik raporton se Gerard dhe Clara, e cila është 12 vite më e vogël se ai, kanë pasur takime të shpeshta prej disa muajsh. Pas këtyre raportimeve kanë dalur disa detaje të reja, ku thuhet se e dashura e re e futbollistit ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me Shakirën. Mediat kanë qenë të zëna me përpjekjet për të zbuluar identitetin e saj, me The Sun duke zbuluar imazhin e parë të partneres së re të Pique, 23-vjeçares Clara Chia Marti, raporton politiko.al. 

Ajo më herët fshiu llogaritë e saj në rrjetet sociale në një përpjekje për të mbrojtur identitetin e saj pas lajmeve për ndarjen e Pique dhe Shakira. Kjo nuk ka penguar që të shihet në mbarë botën një foto e saj, ku shfaqet me flokë të gjata bjonde dhe tipare të ngjashme me ato të kolumbianes. Mediat e huaja raportojnë se lojtari i Barcelonës tashmë ka prezantuar me prindërit e tij të dashurën e re, së bashku me dy fëmijët e tij, Sasha dhe Milan. Çifti u takua përmes kompanisë së Pique, Kosmos, dhe një burim i tha The Sun se ata janë bashkë prej muajsh. Gerard dhe Clara janë takuar prej muajsh. Ajo është një studente që punon për të edhe në zyrën e tij, duke organizuar evente. Ata kanë heshtur për marrëdhënien e tyre, por të gjithë rreth tyre e dinë se çfarë po ndodh.

pique shakira

Sondazh

Poll