Art&Argëtim

Selena Gomez në krahët e Tyga-s! Dyshja kalojnë natën në restorant deri në orët e para të mëngjesit

Dyshja u panë duke u larguar nga ‘The Nice Guy’ në West Hollywood të mërkurën në mëngjes. Fillimisht doli Sel dhe pas saj, reperi.

19 Gusht 2022, 13:16 Nga F.M
Selena Gomez në krahët e Tyga-s! Dyshja kalojnë natën
Selena Gomez dhe Tyga

SHBA- Selena Gomez ka nisur një lidhje me reperin Tyga! Ky është titulli që ka mbuluar faqet e para të mediave rozë ditën e sotme. TMZ shkruan se dyshja janë parë të futen njëri pas tjetrit në një restorant e kanë qëndruar aty deri në orët e para të mëngjesit.

Dyshja u panë duke u larguar nga ‘The Nice Guy’ në West Hollywood të mërkurën në mëngjes. Fillimisht doli Sel dhe pas saj, reperi. Nuk dihet ende se çfarë po ndodh mes dyshes së famshme, por kjo është hera e parë që Gomez shihet të shoqërohet me dike në publik pas një kohes shumë të gjatë.

Tyga ishte i ftuar edhe në 30-vjetorin e yllit të Hollywood-it. Një tjetër burim shpjegon se Selena ishte në klub me grupin e saj të miqve dhe Tyga kishte një grup tjetër miqsh me të, dhe ata përfunduan duke u shoqëruar të gjithë së bashku, por afrimiteti mes dyshes nuk u ka shpëtuar syve të të pranishmëve.

Selena festoi edhe ditëlindjen e saj të 30-të në Itali, e rrethuar nga miqtë e saj më të ngushtë. dhe një dashuri e re e përfolur. Ajo u fotografua duke hipur në një jaht luksoz në Positano me ndihmën e producentit italo-kanadez Andrea Iervolino. Gomez dhe Iervolino janë parë së bashku në të kaluarën, por asnjëherë nuk e kanë konfirmuar se janë në lidhje. Një burim madje mohoi që dyshja të kishin diçka bashkë. I dashuri i fundit zyrtar i Sel ka qenë Thë Ëeeknd, ndërsa historia për të cilën është përfolur më shumë është ajo me Justin Bieber. Ndërsa Tyga mbahet mend për lidhjen me miliarderen Kylie Jenner.

selena gomez tyga

Sondazh

Poll