Art&Argëtim

“Sunny Hill Festival” sjell në Tiranë DJ e famshëm në të gjithë botën

DJ i njohur në të gjithë botën, Robbert van de Corput, i njohur si Dj. Hardwell do të performojë në 'Sunny Hill Festival'.

19 Gusht 2022, 15:48 Nga s.s
“Sunny Hill Festival” sjell në Tiranë DJ e famshëm
Sunny Hill Festival

TIRANË- Një nga të ftuarit e veçantë që do të performojnë për dashamirësit e muzikës elektronike do të jetë dhe DJ i njohur në të gjithë botën, Robbert van de Corput, i njohur si Dj. Hardwell dhe këtë gjë e ka bërë të ditur Erion Veliaj në një postim në Instagramin e tij.

“Sunny Hill Festival” sjell në Tiranë DJ e famshëm
Postimi i Erion Veliaj

Organizatorët e “Sunny Hill Festival” shkruajnë se Dj. Hardwell do të sjellë për publikun shqiptar këngët e tij më të mira elektronike duke sjellë mjaft energji.

Në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës kanë nisur përgatitjet për vendosjen e skenës ku do performojnë yjet e muzikës të ftuar nga Dua Lipa në 3 ditët e Sunny Hill Festival Tirana 2022.

dj. hardwell tirane sunny hill festival

Sondazh

Poll