Art&Argëtim

'Duhet të më likuidojë borxhet', Ardit Çuni shpërthen kundër RTSH-së

Këngëtari Ardit Çuni ka shpërthyer me akuza të forta kundër RTSH-së, për shkak të disa borxheve që televizioni i detyrohet atij.

20 Gusht 2022, 08:11 Nga s.s
'Duhet të më likuidojë borxhet', Ardit Çuni
Ardit Çuni

TIRANË- Këngëtari Ardit Çuni ka shpërthyer në akuza të forta kundrejt RTSH-së. Teksa një ndër ndjekësit e tij e ka pyetur në Instagram nëse do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës, ai është përgjigjur se RTSH duhet fillimisht t’i likuidojë borxhet që i ka nga Eurovision 2022.

“Ndoshta kur RTSH të më likiudojë borxhet që më kanë akoma nga Eurovision 2022…. Ose kur të vendosin ta përdorin buxhetin e shtetin të mbledhura nga taksat tona për artistin dhe performancën e tij/ saj dhe jo për të bërë qejfe personale apo për të plotësuar tekat apo çokat e drejtuesve. Ops, sorry not sorry që e thashë”, ka shkruar Arditi.

'Duhet të më likuidojë borxhet', Ardit Çuni
Postimi i Ardit Çuni

Kujtojmë se këngëtari ka qenë pjesë e ekipit shqiptar në Eurovisionin e këtij viti për shkak të marrëdhënies së ngushtë shoqërore me Ronela Hajatin.

ardit çuni

Sondazh

Poll