Bota

U rrahën barbarisht, Prokurorët zviceranë kërkojnë hetimin e sulmit të gazetarit në Ukrainë

Barrons shkruan se OJQ-ja ukrainase Truth Hounds i ka kërkuar Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës që të hetojë një sulm ndaj gazetarit të pavarur zviceran Guillaume Briquet në Ukrainën jugore në mars si një krim i mundshëm lufte, sipas grupit Civitas Maxima me qendër në Zvicër që e ndihmoi atë të paraqesë ankesën.

19 Gusht 2022, 22:13 Nga I.A
U rrahën barbarisht, Prokurorët zviceranë kërkojnë
Guillaume Briquet

ZVICËR-  Një grup i të drejtave të njeriut i ka kërkuar Zvicrës të hetojë një sulm të dyshuar ndaj një fotoreporteri zviceran nga trupat ruse në Ukrainë në fillim të këtij viti. Barrons shkruan se OJQ-ja ukrainase Truth Hounds i ka kërkuar Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës që të hetojë një sulm ndaj gazetarit të pavarur zviceran Guillaume Briquet në Ukrainën jugore në mars si një krim i mundshëm lufte, sipas grupit Civitas Maxima me qendër në Zvicër që e ndihmoi atë të paraqesë ankesën.

ZAP konfirmoi për AFP se kishte marrë ankesën, e cila tha se tani do të shqyrtohet sipas procedurës së zakonshme.

“Ky është kallëzimi i parë penal i marrë në këtë kontekst”, tha ajo, duke theksuar se marrja e një denoncimi nuk do të thotë automatikisht se do të niste një hetim.

Briquet u plagos në kokë dhe në krahë kur makina e tij, e cila kishte targa të Gjenevës dhe PRESS të shkruara në të dyja anët, u zu në pritë nga trupat ruse pranë Mykolaiv më 6 mars.

guillaume briquet truth hounds

Sondazh

Poll