Bota

Medojeviç i kërkon Abazoviç të shpall gjendjen e jashtëzakonshme: Jep dorëheqjen, je kryeministër aksidental

Vijesti shkruan se ai tha se është e logjikshme që Abazovic, pas pretendimeve të sotme lidhur me kontrabandën dhe destabilizimin e shtetit, të ftojë liderët e partive parlamentare dhe të vendosë një gjendje të jashtëzakonshme.

19 Gusht 2022, 21:33 Nga I.A
Medojeviç i kërkon Abazoviç të shpall gjendjen e
Nebojsha Medojeviç

MALI I ZI- Kryetari i Lëvizjes për Ndryshim, Nebojsha Medojeviç, i ka bërë thirrje kryeministrit Dritan Abazovic që pas mbledhjes së sotme në Kuvend të japë dorëheqje. Vijesti shkruan se ai tha se është e logjikshme që Abazovic, pas pretendimeve të sotme lidhur me kontrabandën dhe destabilizimin e shtetit, të ftojë liderët e partive parlamentare dhe të vendosë një gjendje të jashtëzakonshme.

“Fatkeqësisht kryeministri aksidental Abazoviç nuk shprehu gatishmërinë për t’u përballur me mafian dhe DPS-në dhe hodhi poshtë propozimin tim për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme. Dritani mendon se mafia mund të luftohet me parulla dhe bakllava. Jepni dorëheqjen. Shteti nuk është lodër “Nuk ka dialog me mafien”, tha Medojeviç.

nebojsha medojeviç dritan abazovic votebesimi per qeverine e malit te zi

Sondazh

Poll