Bota

"Sapo iu dridh karrigia i ra ndërmend se është shqiptar"! Zenka pro shkarkimit të Abazoviçit

Sa i përket fjalimit të Abazoviçit sot në Kuvend, ku tha se po tentohet shkarkimi i tij për faktin se është shqiptar, Zenka tha se Abazoviçit i ka rënë sot në mend për një gjë të tillë.

19 Gusht 2022, 21:58 Nga e.k
"Sapo iu dridh karrigia i ra ndërmend se është
Mehmet Zenka

MALI I ZI- Deputeti shqiptar nga Unioni Demokratik Shqiptar në Mal të Zi, Mehmet Zenka, tha se e përkrah mocionin e mosbesimit Dritan Abazoviçit. Sa i përket fjalimit të Abazoviçit sot në Kuvend, ku tha se po tentohet shkarkimi i tij për faktin se është shqiptar, Zenka tha se Abazoviçit i ka rënë sot në mend për një gjë të tillë.

“Nëse Abazoviçit sot i ka rënë në mend se është shqiptar, se deri dje ka thënë jam kozmopolit, nëse Abazoviçi, i cili ka shkuar në kishën serbe dhe para dy vjetësh ka bërë koalicion me partitë serbe, me ato parti të cilat një ditë pasi ka formuar qeverinë, kanë brohoritur “vdekje shqiptarëve, Kosova është shtet terrorist, në Kosovë nuk kanë ndodhur krime lufte, nuk kanë ndodhur gjenocid, përdhunime”, dhe Abazoviqi e gjen vendin që të jetë me ta, atëherë unë nuk dua të jem shqiptar si Abazoviçi, por dua të jem shqiptar siç i ka hije një shqiptari të Malit të Zi”, u shpreh Zenka.

Zenka tha se Abazoviç dëshiron të justifikohet, duke e përdorur kombësinë e tij si pretekst, pasi sipas tij, mocioni i mosbesimit ka të bëjë me nënshkrimin e marrëveshjes me kishën serbe.

“Sot pasi po i dridhet karrigia, i ka rënë ndër mend se është shqiptar. Sot dëshiron të justifikohet duke përdorur pretekstin shqiptar, gjë që nuk ka rëndësi, ka të bëjë me atë nënshkrimin e kontratës të cilën e ka bërë me kishën serbe, një kontratë e cila është tejet e dëmshme, sidomos për shqiptarët, sepse e dimë zgjerimin e kishës serbe në Mal të Zi, sidomos zgjerimin e tyre ku janë monumentet tona historike fetare, të cilat ky dëshiron që kisha serbe dita ditës t’i përvetësojë”, u shpreh deputeti.

Zenka pretendoi se gjatë kohës që Abazoviç ka qenë zëvendëskryeministër e tashmë si kryeministër ai ka dëmtuar marrëdhëniet e vendit me BE.

“Në shpresojmë se do të rrëzohet, se po që se vazhdojmë me këtë politikë, me të vërtetë na presin ditë shumë më të këqija,  dhe me të vërtetë situata mund të radikalizohet”, shtoi ai.

Sot, Kuvendi i Malit të Zi, po mban votë mosbesimi ndaj Qeverisë së kryeministrit, Dritan Abazoviç. Në të do të marrë pjesë edhe vetë Abazoviç me ministrat e kabinetit të tij. Për të rrëzuar Qeverinë, e cila deri më tani ka funksionuar si pakicë, janë të nevojshme votat e të paktën 41 deputetëve, nga gjithsej 81 sa janë në Kuvend. Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, e prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, dhe një pjesë e partive në tjera, është shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviçit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe. 

votebesimi per qeverine e malit te zi

Sondazh

Poll