Bota

Abazoviç ofroi rikonstruktimin e Qeverisë/ Bogdanoviç: Një veprim bllof! Nuk ka asnjë iniciativë të dakorduar

Kryetari i grupit të deputetëve Demokratë Boris Bogdanoviq deklaroi se ata u qëdrojnë idesë së tyre se nuk do të hyjnë në “modelet mashtruese të PKSH-së dhe URA-s, me DPS-në”.

19 Gusht 2022, 21:28 Nga e.k
Abazoviç ofroi rikonstruktimin e Qeverisë/ Bogdanoviç:
Boris Bogdanović

MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç po merr pjesë në seancën ku po i nënshtrohet votëbesimit. Seanca është thirrur me iniciativën e Partisë Demokratike Socialiste të presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç.

Kryetari i grupit të deputetëve Demokratë Boris Bogdanoviç deklaroi se ata I qëdrojnë idesë së tyre se nuk do të hyjnë në “modelet mashtruese të PKSH-së dhe URA-s, me DPS-në”.

“Jemi informuar se nuk ka asnjë iniciativë të dakorduar, të përpunuar që të përmbajë propozim për strukturën e Qeverisë së Malit të Zi, nga 32 deputetë. Nisma është nënshkruar nga nëntë deputetë, përkatësisht ata që kanë bërë koalicion me DPS dhe një Qeveri me DPS. "tha ai.

Bogdanoviç vlerësoi se ishte “një nismë e mjegullt, një veprim klasik bllof, një broshurë joserioze politike me të cilën ata qëndrojnë në qëndrimet e tyre të mëparshme se nuk ka marrëveshje para se Qeveria të marrë mbështetje në Parlament”.

“Nuk ka as dorëheqje të kryeministrit, sepse një funksion është qartësisht më i rëndësishëm se Mali i Zi dhe vullneti i tij elektoral”, tha Bogdanoviç.

Sot, Kuvendi i Malit të Zi, po mban votë mosbesimi ndaj Qeverisë së kryeministrit, Dritan Abazoviç. Në të do të marrë pjesë edhe vetë Abazoviç me ministrat e kabinetit të tij. Për të rrëzuar Qeverinë, e cila deri më tani ka funksionuar si pakicë, janë të nevojshme votat e të paktën 41 deputetëve, nga gjithsej 81 sa janë në Kuvend. Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, e prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, dhe një pjesë e partive në tjera, është shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviçit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe. 

votebesimi per qeverine e malit te zi

Sondazh

Poll