Aktualitet

I ndezur prej mesditës, vijon të digjet zjarri në fshatin Alikokë të Vlorës

Me flakët po luftojnë zjarrfikësit ndërkohë që po ndihmohen dhe nga banorët e zonës.

18 Gusht 2022, 18:10 Nga I.A
I ndezur prej mesditës, vijon të digjet zjarri në fshatin
Foto Ilustruese

VLORË- Vatra e zjarrin në fshatin Alikokë të Vlorës po vijon të digjet me shpejtësi. I ndezur që nga mesdita, zjarri ka marrë përpara çdo gjë duke shkrumbuar qindra rrënjë ullinj në këtë fshat. 

Po ashtu flakët janë përhapur edhe në kodrën e Bishtit të Kalldrëmit. Me flakët po luftojnë zjarrfikësit ndërkohë që po ndihmohen dhe nga banorët e zonës.

zjarr ne alikoke te vlores

Sondazh

Poll