Aktualitet

Kush i tradhëtoi? Lena mezi i shkoi nënës në varrim, autorët ikën vetëm pasi u siguruan për vdekjen e të rinjve

Shpati Lena jetonte në lagjen “24 Maji” ose siç njihet ndryshe si lagjja “Çole” dhe nuk ekspozohej në Vlorë.

18 Gusht 2022, 17:58 Nga F.M
Kush i tradhëtoi? Lena mezi i shkoi nënës në varrim,
Makina ku ndodheshin Shpati Lena dhe Hakim Xhezo

VLORË- Shpati Lena dhe Hakim Xhezo dyshohet të jenë ‘tradhëtuar’ nga persona që janë pjesë e rrethit të tyre. Kjo pasi të dy lëviznin gjithmonë me makina të blinduara dhe kjo e sotmja ishte një lëvizje e ‘pamenduar’ nga ana e të rinjve, pasi udhëtonin me një mjet të thjeshtë të llojit “Mercedeës Benz”. Shpati Lena jetonte në lagjen “24 Maji” ose siç njihet ndryshe si lagjja “Çole” dhe nuk ekspozohej në Vlorë.

Para pak muajsh ai humbi nënën e tij dhe në varrim i shkoi me mjaft vështirësi pasi nuk donte të rrezikonte.

Autorët i kishin ndjekur prej kohësh dhe e dinin destinacionin e itinerarin e dy të rinjve. Ndaj pritë ne organizuan sot, kur shënjestrat ishin të ‘pambrojtura’. Pa kanë qëllua me breshëri në ecje, atentatorët janë afruar në mjetin e Lenës e Xhezos e kanë qëlluar gjithashtu nga afër për tu siguruar që ‘puna’ e tyre kishte përfunduar.

shpati lena hakim xhezo vrasje e dyfishte ne vlore

Sondazh

Poll