Aktualitet

Snajper, antitank e automatikë, zbulohet arsenal armësh në Yrshek, ndalohet pronari i depos

Dyshohet se depoja në fjalë përdorej edhe për modifikimin e armëve të zjarrit dhe jo vetëm për ruajtjen e tyre.

18 Gusht 2022, 18:13 Nga F.M
Snajper, antitank e automatikë, zbulohet arsenal armësh në
Armë

TIRANË- Një arsenal armësh është zbuluar këtë pasdite në Tiranë. Arsenali me armë është gjetur në depon e një ndërtese në zonën e Yrshekut në Tiranë. Mësohet se përveç pistoletave, pjesë e arsenalit kanë qenë edhe anë një snajper, dy antitanke e dy armë automatike.

Pronari i ndërtesës ku janë gjetur armët është vënë në pranga. Mësohet se bëhet fjalë për një 53-vjeçar, por ende nuk dihet identiteti i tij. Dyshohet se depoja në fjalë përdorej edhe për modifikimin e armëve të zjarrit dhe jo vetëm për ruajtjen e tyre. 

arsenal armesh ne yrshek policia e tiranes

Sondazh

Poll