Aktualitet

Atentati në Vlorë, viktimat ishin nisur drejt burgut të Lushnjes, do i dërgonin rroba e ushqime Eduart Xhezos

Në mjetin e viktimave u gjetën rroba e ushqime që do t’i dërgonin Xhezos së dënuar me 15 vite burg për vrasjen e Beqirajt.

18 Gusht 2022, 16:36 Nga F.M
Atentati në Vlorë, viktimat ishin nisur drejt burgut të Lushnjes,
Eduart Xhezo

VLORË- Shpati Lena dhe Hakim Xhezo dy personat që mbetën të vrarë në atentatin e ndodhur këtë paradite në Vlorë-Fier ishin nisur për në burgun e Lushnjes. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se dyshja do të takonin Eduart (Ermal) Xhezon, i cili ndodhet pas hekurave për vrasjen e Arben Beqirajt, ngjarje e ndodhur në vitin 2019 pas sherrit për kalin. Në mjetin e viktimave u gjetën rroba e ushqime që do t’i dërgonin Xhezos së dënuar me 15 vite burg për vrasjen e Beqirajt.

Ky itinerar është bërë edhe më herët nga viktimat, të cilat siç duket janë mbajtur nën vëzhgim nga atentatorët që prisnin momentin e duhur për t’i goditur. Çasti ishte sot pasi Lena e Xhezo që gjithmonë lëviznin me makinë të blinduar, hipën në një mjet të thjeshtë të llojit “Mercedes Benz” tip ‘B Class’ me targa AB 036 ET, në momentin që atentatorët nisën t’i qëllonin me breshëri.

Të hipur në një mjet “BMW” me targa italiane, autorët nisën të qëllonin nga pas mjetin e Lenës e Xhezos. Për 200 metra ata qëlluan me breshëri duke zbrazur të paktën 60 plumba kallashnikovi. Fillimisht i qëlluan nga mbrapa, më pas u dolën paralel dhe në fund goditën xhamin e parmë të makinës që siç duket ishte fatale për jetën e dy të rinjve.

shpati lena eduart xhezo hakim xhezo vrasje e dyfishte ne vlore

Sondazh

Poll