Aktualitet

Vrasja e Ulqinakut, policia: Autori është një 20-vjeçar, e qëlloi pas një sherri

Sipas njoftimit të Policisë, autori i ngjarjes është një 20-vjeçar me iniciale K.Sh, ndërkohë që viktima Madrit Ulqinaku është 25 vjeç.

17 Gusht 2022, 22:32 Nga I.A,F.M

Vrasja e Ulqinakut, policia: Autori është një 20-vjeçar, e

ELBASAN- Policia ka nxjerr njoftimin për vrasjen që tronditi mbrëmjen e sotme në Elbasan. Sipas njoftimit të Policisë, autori i ngjarjes është një 20-vjeçar me iniciale K.Sh, ndërkohë që viktima Madrit Ulqinaku është 25 vjeç. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për një konflikt me motive të dobta.  

Njoftimi i Policisë:

Më datë 17.08.2022, rreth orës 21:50, në lagjen “Kongresi”,  Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa të rinjve, dyshohet se shtetasi K.SH, rreth 20 vjeç,  ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi M. U., rreth 25 vjeç, banues në Elbasan. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor. Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen  dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

madrit ulqinaku vritet madrit ulqinaku

Sondazh

Poll