Art&Argëtim

Yuri Kim pret në ambasadë vëllezërit Balla: Ju i treguat botës se Shqipëria ka talente, punuat fort dhe nuk u dorëzuat

Kim shprehet se ata i treguan miliona njerëzve në botë se Shqipëria ka talente dhe se ajo dhe stafi i ambsadës do të bëjnë tifo për ta

17 Gusht 2022, 18:52 Nga e.k
Yuri Kim pret në ambasadë vëllezërit Balla: Ju i treguat
Ambasadorja, Yuri Kim dhe vëllezërit Arnold dhe Artan Balla

TIRANË- Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka pritur në një takim doitën e sotme vëllezërit Arnold dhe Artan Balla. Dy vëllezërit fituan zemrën e mijëra njerëzve kudo në botë me performancën e tyre mahnitëse në Americas Got Talent.

Kim shprehet se ata i treguan miliona njerëzve në botë se Shqipëria ka talente dhe se ajo dhe stafi i ambsadës do të bëjnë tifo për ta. Kim shkruan se dy vëllezërit punuan fort dhe nuk u dorëzuan dhe sot janë këtu ku janë.

"Ata më thanë se si ishin stërvitur qëkur ishin 14 vjeç, dhe se si askush nuk besonte tek ta në fillime. Por ata këmbëngulën dhe punuan fort, dhe sot janë shqiptarët e parë që interpretojnë në shfaqjen televizive më të famshme në botë. Si miliona njerëz kudo në botë, të gjithë ne në Ambasadën Amerikane do bëjmë tifo për vëllezërit shqiptarë Balla kur ata të dalin në skenë dhe të tregojnë se Shqipëria Ka Talent", shkruan Kim.

POSTIMI I AMBASADËS AMERIKANE

ambasada amerikane yuri kim arnold balla artan balla

Sondazh

Poll