Bota

SHBA-ja teston raketat balistike “Minuteman 3”

Forcat Ajrore të SHBA-së kanë thënë se kanë testuar raketat balistike ndërkontinentale Minuteman 3.

17 Gusht 2022, 09:15 Nga s.s
SHBA-ja teston raketat balistike “Minuteman 3”
Raketa balistike

SHBA- Forcat Ajrore të SHBA-së kanë thënë se kanë testuar raketat balistike ndërkontinentale Minuteman 3. Raketat janë lansuar nga Kalifornia në orët e hershme të së martës, ndërsa nuk ishin të armatosura me koka shpërthyese, raporton agjencia AP.

Nga SHBA-ja është thënë se ishte një test rutinor i sistemit të armëve. Raketa është lansuar nga baza në Vandenberg dhe përshkoi 6759 kilometra mbi Paqësor deri në Kwajalein Atoll në Ishujt Marshall. Testi është thënë se kishte për qëllim saktësinë dhe besueshmërinë e sistemit. Forcat Ajrore të SHBA-së kanë thënë se këto testime janë të planifikuara shumë më parë dhe nuk janë reagim ndaj ngjarjeve në nivel global. 

Në muajin prill ushtria amerikane anuloi një tjetër provë me raketën ndërkontinentale për të ulur tensionet bërthamore, ndërsa Rusia po kryente sulmin në Ukrainë. 

shba

Sondazh

Poll