Art&Argëtim

Apeloi vendimin, Amber Heard ndryshon ekipin e avokatëve, e vendosur për të rinisur betejën kundër Depp

Aktorja është rikthyer në betejën ligjore me një ekip të ri avokatësh, të cilët kanë bërë deklaratat e para.

16 Gusht 2022, 07:58 Nga DOSJA
Apeloi vendimin, Amber Heard ndryshon ekipin e avokatëve, e vendosur
Amber Heard

SHBA- Rreth një muaj më parë, Amber Heard apeloi kundër vendimit që shfajësonte ish-bashkëshortin e saj, Johnny Depp. Tashmë ajo është rikthyer në betejën ligjore me një ekip të ri avokatësh, të cilët kanë bërë deklaratat e para.

Aktorja zgjodhi ndër më të mirët, të udhëhequr nga David L. Axelrod dhe Jay Ward Brown, të cilët kanë përfaqësuar New York Times kundër Sarah Palin, e cila kishte ngritur një padi për shpifje kundër gazetës.

Ne përqafojmë mundësinë për të përfaqësuar znj. Heard në këtë apel, pasi ky është një rast me implikime serioze për çdo amerikan. Ne kemi besim se gjykata do ta zbatojë ligjin në mënyrë korrekte, pa iu nënshtruar opinionit popullor, do të ndryshojë vendimin ndaj zonjës Heard dhe do të riforcojë parimet themelore të fjalës së lirë”, thanë përfaqësuesit e saj ligjorë, duke shtuar: Ne jemi të bindur se gjykata do ta zbatojë ligjin në mënyrë korrekte pa iu nënshtruar opinionit popullor. Një gjykatë e re nënkupton edhe një përfaqësim të ndryshëm, veçanërisht nga momenti kur dalin në dritë fakte të reja"

Më 1 korrik, gjykata e Virxhinias vendosi në favor të Depp në padinë për shpifje që kishte ngritur ndaj ish-bashkëshortes së tij, duke i siguruar atij një dëmshpërblim prej afërsisht 10 milionë dollarësh.

amber heard johnny depp

Sondazh

Poll