Aktualitet

Bie nga shkallët e Kuzum Baba-së, humb jetën një 40-vjeçar në Vlorë

Identiteti i viktimës ende nuk dihet, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor.  

16 Gusht 2022, 17:17 Nga I.A
Bie nga shkallët e Kuzum Baba-së, humb jetën një
Kuzum Baba

VLORË- Një 40-vjeçar ka humbur jetën në Vlorë. Mësohet se 40-vjeçari është rrëzuar aksidentalisht nga një bordurë e Kuzum Baba-së, në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës. Identiteti i viktimës ende nuk dihet, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor.  

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak Më datë 16.08.2022, rreth orës 16:30, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në shkallët e Kuzum Baba-së, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e një bordure, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 40 vjeç.  Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

kuzum baba humb jeten 40-vjecari ne vlore

Sondazh

Poll