Aktualitet

Humb jetën i mituri në Vaun e Dejës, ra në kontakt me energjinë elektrike  

Mësohet se i mituri ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

16 Gusht 2022, 17:07 Nga I.A

Humb jetën i mituri në Vaun e Dejës, ra në kontakt me

VAU I DEJËS- Një 14-vjeçar ka humbur jetën pasditën e sotme në Vaun e Dejës. Mësohet se i mituri ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën. Ende nuk dihet rrethnat se si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 14:45, në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, shtetasi i mitur E. A., 14 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

humb jeten i mitur ne vaun e dejes policia e shtetit

Sondazh

Poll