Politike

Berisha non grata, Balla: Kuvendi në shtator do adresojë këtë situatë absurde

Balla krahas shënimit të tij në rrjetin social facebook ka publikuar dhe një foto të Sali Berishës përkrah udhëheqësit komunist Enver Hoxha.

15 Gusht 2022, 12:49 Nga A.B
Berisha non grata, Balla: Kuvendi në shtator do adresojë
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Pasërtisë Socialiste Taulant Balla ka bërë të ditur se Kuvendi i Shqipërisë do të adresojë gjatë sesionit të ri që fillon në shtator situatën se si një sekretar partie dhe njeri i afërt me udhëheqjen e diktaturës komuniste, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, vazhdon të përdhosë institucionin me praninë dhe gjuhën e tij. Balla krahas shënimit të tij në rrjetin social facebook ka publikuar dhe një foto të Sali Berishës përkrah udhëheqësit komunist Enver Hoxha.

POSTIMI I BALLËS:

Kuvendi i Shqipërisë do të adresojë gjatë sesionit të ri që fillon në Shtator situatën e papranueshme dhe absurde se si një sekretar partie dhe njeri i afërt me udhëheqjen e diktaturës komuniste, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, vazhdon të përdhosë këtë institucion me praninë dhe gjuhën e tij.

Berisha non grata, Balla: Kuvendi në shtator do adresojë

taulant balla

Sondazh

Poll