Bota

Kina organizon stërvitje të reja rreth Tajvanit, paralajmëron vendet e huaja

Delegacioni amerikan prej pesë anëtarësh, i kryesuar nga senatori Ed Markey nga Massachusetts, u takua sot me Presidenten Tsai Ing-wen, sipas ambasadës de fakto të Uashingtonit në Taipei.

15 Gusht 2022, 16:25 Nga e.k
Kina organizon stërvitje të reja rreth Tajvanit, paralajmëron
Një bazë ajrore, Tajvan

TAJVAN- Kina dërgoi sot 30 avionë luftarakë dhe 5 anije ushtarake drejt Tajvanit, ndërsa Pekini kritikoi vizitën e një delegacioni të ri amerikan në ishullin e vetëqeverisur. Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se kishte zbuluar 13 luftanije kineze dhe gati 40 fluturime pranë ishullit të hënën, duke përfshirë 21 që kaluan vijën mesatare informale në ngushticën e Tajvanit që ndan ishullin nga kontinenti.

“Forcat e armatosura tajvaneze monitorojnë aktivitetet rreth rajonit tonë dhe i përgjigjen çdo situate me profesionalizëm për të mbrojtur vendin tonë.”

Rritja e fundit e tensioneve vjen disa ditë pasi një udhëtim i ngjashëm i kryetares së Dhomës, Nancy Pelosi shkaktoi një përgjigje të zemëruar nga Kina.

Delegacioni amerikan prej pesë anëtarësh, i kryesuar nga senatori Ed Markey nga Massachusetts, u takua sot me Presidenten Tsai Ing-wen, sipas ambasadës de fakto të Uashingtonit në Taipei.

“Delegacioni pati mundësi për të shkëmbyer pikëpamjet me homologët e Tajvanit për një gamë të gjerë çështjesh me rëndësi si për Shtetet e Bashkuara ashtu edhe për Tajvanin”, thuhet në deklaratë.

Stërvitjet e së hënës pasuan disa ditë ushtrimesh të mëdha rreth Tajvanit në vazhdën e vizitës së Pelosit, ku Pekini dërgoi anije luftarake, raketa dhe avionë në ujërat dhe qiellin pranë ishullit.

tajvan

Sondazh

Poll