Bota

Kriza në Kinë/ Ulet çmimi i naftës në bursa

Ekonomia e Kinës u ngadalësua papritur në korrik, ndërsa prodhimi i rafinerisë ra në 12.53 milionë fuçi në ditë, më i ulëti që nga marsi 2020, treguan të dhënat e qeverisë.

15 Gusht 2022, 15:57 Nga e.k
Kriza në Kinë/ Ulet çmimi i naftës në bursa
Një platformë gazi

KINË- Çmimet e naftës ranë me më shumë se 3 dollarë për fuçi të hënën, si pasojë e shqetësimeve për kërkesën në Kinë, importuesi më i madh i naftës së papërpunuar në botë. 

Nafta e papërpunuar ndërkombëtare Brent u tregtua me 105,31 dollarë për fuçi në orën 06:59 GMT për një rënie prej 0,59% pas mbylljes së seancës së mëparshme me 105,94 dollarë për fuçi.

Ekonomia e Kinës u ngadalësua papritur në korrik, ndërsa prodhimi i rafinerisë ra në 12.53 milionë fuçi në ditë, më i ulëti që nga marsi 2020, treguan të dhënat e qeverisë. Mes tensionit gjeopolitik për shkak të luftës Rusi-Ukrainë dhe masave të rrepta të vazhdueshme të Kinës për pandeminë, frika në rritje për normat e larta të interesit që pengojnë zhvillimin ekonomik po kërcënojnë gjithashtu "oreksin" e investitorëve për rrezik.

Furnizimi me naftë mund të rritet nëse Irani dhe Shtetet e Bashkuara pranojnë një ofertë nga Bashkimi Evropian për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, e cila do të hiqte sanksionet ndaj eksporteve iraniane të naftës.

kine

Sondazh

Poll