Bota

Princi Harry dhe Meghan Markle do të shkojnë sërish në Britani, zbulohet arsyeja

Çifti do të udhëtojë në Mançester për Samitin ‘One Young’, një ngjarje që mbledh së bashku liderë të rinj nga më shumë se 190 vende, më 5 shtator. Dukesha e Sussex-it është një këshilltare për organizatën, së bashku me Justin Trudeau, Sir Richard Branson dhe Jamie Oliver, ndër të tjera.

15 Gusht 2022, 15:16 Nga e.k
Princi Harry dhe Meghan Markle do të shkojnë sërish në
Princ Harry dhe Meghan Markle

BRITANI- Duka dhe Dukesha e Sussex, Harry dhe Meghan Markle do të vizitojnë Mbretërinë e Bashkuar muajin e ardhshëm për të marrë pjesë në ngjarje bamirësie. Harry dhe Meghan do të vizitojnë gjithashtu Gjermaninë si pjesë e udhëtimit të tyre për të mbështetur disa bamirësi.

Çifti do të udhëtojë në Mançester për Samitin ‘One Young’, një ngjarje që mbledh së bashku liderë të rinj nga më shumë se 190 vende, më 5 shtator. Dukesha e Sussex-it është një këshilltare për organizatën, së bashku me Justin Trudeau, Sir Richard Branson dhe Jamie Oliver, ndër të tjera. Më pas ata do të shkojnë në Gjermani për eventin ‘Invictus Games Dusseldorf 2023 One Year to Go’, përpara se të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar.

Vizita e tyre në Britani do të jetë e para që pas vizitës për festimet e Jubileut të Platinumit në fillim të qershorit.
Vizita vjen pas raportimeve muajin e kaluar se Mbretëresha kishte ftuar Sussex-ët të kalonin kohë me ta në Balmoral këtë verë.

“Stafit i është thënë të presë një listë të plotë të familjes mbretërore, duke përfshirë Harry, Meghan dhe fëmijët e tyre Archie dhe Lilibeth. Nëse do të vendosnin të pranonin vizitën, kjo do t’i lejonte fëmijët e tyre Archie dhe Lilibeth të shihnin stërgjyshen e tyre.

princ harry meghan markle

Sondazh

Poll