Bota

10 persona të maskuar me qen në qendër të Prishtinës, policia: Po xhironin videoklip, u lanë të lirë

Këngëtari dhe nëntë pjesëmarrësit në video-klipin që po xhirohej, parakaluan me dy qen nëpër sheshet e Prishtinës.

15 Gusht 2022, 14:02 Nga A.B
10 persona të maskuar me qen në qendër të Prishtinës,
Personat e maskuar

KOSOVË- Albin Ajeti është 20-vjeçari i cili u arrestua bashkë me nëntë persona të tjerë në sheshin “Zahir Pajaziti” të Prishtinës ditën e dielë. Arrestimi i këngëtarit dhe nëntë të tjerëve ndodhi për shkak të maskave që ata kishin vendosur në kokat e tyre.

Këngëtari dhe nëntë pjesëmarrësit në video-klipin që po xhirohej, parakaluan me dy qen nëpër sheshet e Prishtinës. Ata u arrestuan, por Prokuroria e Prishtinës i liroi në mungesë të elementeve të veprës penale ndaj të arrestuarve.

“Sipas prokurorit, nuk ka pasur elemente për vepër dhe vetëm ka udhëzuar që të gjithëve këtyre personave të ju shqiptohet fletëparaqitje për kundërvajtje për sjellje arrogante”, thuhet në një raport të Policisë.

Emrat e dhjetë të ndaluarve janë: Albin Ajeti, Krenar Mehmeti, Alban Mehmeti, Nderim Mustafa, Ardit Ajeti, Burim Ajeti, Avni Dibrani, Vigjilent Selimi, Dimal Haziri, Atdhe Berisha.

albin ajeti

Sondazh

Poll