Aktualitet

Noizyt i ikën dritat në koncert, OSHEE: Nuk pati shkëputje, automati ra nga ngarkesa e pajisjeve

Fiderat pranë Sheshit “Nënë Tereza”, sipas OSHEE, kan qenë të gjitha funksionale.

14 Gusht 2022, 22:33 Nga F.M
Noizyt i ikën dritat në koncert, OSHEE: Nuk pati shkëputje,
Koncerti te Nënë Tereza

TIRANË- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), ka sqaruar se nuk ka pasur asnjë shkëputje të enerigjisë elektrike nga ana e tyre në koncertin që reperi Rigels Rajku (Noizy) në Sheshin “Nënë Tereza”.

Përmes një postimi në facebook, OSHEE thotë se problemi ka qenë i brendshëm nga vetë organizatorët e koncertit dhe se ngarkesa e madhe e pajisjeve mund të ketë sjellë rënien e automatit. Fiderat pranë Sheshit “Nënë Tereza”, sipas OSHEE, kan qenë të gjitha funksionale.

Njoftimi i OSHEE:

Nisur nga lajmi “për ndërprerje të energjisë” gjatë koncertit të artistit Rigels Rajku (Noizy), OSSH sqaron se shkaku nuk ishte rrjeti ynë elektrik, por nga pajisjet brenda regjisë, të cilat menaxhohet nga organizatorët. Ngarkesa e madhe e pajisjeve në koncert solli rënien e automatit, duke sjellë stakim të ndriçimit të një pjese të skenës, e cila menaxhohej nga organizatorët privatë. Nga verifkimi i kryer, fiderat që furnizojnë rrjetin e shpërndarjes kanë qenë të gjitha në punë dhe kabinat me tension. Theksojmë se NUK ka patur në asnjë moment ndërprerje të energjisë nga rrjeti ynë elektrik.

rigels rajku noizy oshee

Sondazh

Poll