Bota

Dy fëmijë qëllojnë me thikë të dashurin e nënës së tyre, u shtynë nga babai

Ka qenë 13-vjeçari që ka dhënë goditjen e parë, më pas ka ndërhyrë vëllai 12-vjeçar. Më pas e ka qëlluar edhe vetë babai i dy të miturve.

14 Gusht 2022, 23:00 Nga F.M
Dy fëmijë qëllojnë me thikë të dashurin e
Karabinieret

ITALI- Dy fëmijë, vëllezër me njëri-tjetrin 12 dhe 13 vjeç plagosën me thikë të dashurin e nënës së tyre. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur në itali. Të miturit ishin shtyrë nga babai i tyre që të shkonin në shtëpinë e të dashurit të nënës së tyre në rrugën Pietro Carrese, në Castallammare.

Ka qenë 13-vjeçari që ka dhënë goditjen e parë, më pas ka ndërhyrë vëllai 12-vjeçar. Më pas e ka qëlluar edhe vetë babai i dy të miturve.

Dy fëmijët, duke pasur parasysh moshën e tyre të re, nuk mbajnë përgjegjësi, por babai i tyre është arrestuar. Çifti prej disa kohësh ishte në proces ndarjeje. 49-vjeçari e kishte pritur keq largimin e bashkëshortes së tij nga shtëpia dhe lidhjen e saj me një tjetër burrë.

itali castallammare

Sondazh

Poll