Bota

“Jeni gati të vdisni?”, gruaja thërrët ‘Allahu Ekber’ dhe tmerron pasagjerët në avion

Gruaja ka tentuar të hyjë në kabinë, por është ndaluar nga një pasagjer tjetër.

14 Gusht 2022, 23:05 Nga F.M
“Jeni gati të vdisni?”, gruaja thërrët ‘Allahu
Avioni

BRITANI E MADHE- Pasagjerët që fluturuan nga Larnaka e Qipros për në Mançester të Britanisë së Madhe kanë përjetuar një tmerr nga një grua. Kjo e fundit u zhvesh dhe nisi të ulëriste në avion me zë të lartë: “Allahu Akbar”.

“Kam eksploziv, jeni gati të vdisni fëmijë?”- thoshte gruaja dhe vraponte.

Gruaja ka tentuar të hyjë në kabinë, por është ndaluar nga një pasagjer tjetër. Bëhet fjalë për Phillip O’Brien, i cili ishte në aeroplan me gjashtë anëtarë të tjerë të familjes së tij, duke përfshirë gruan dhe tre fëmijët, nga tetë deri në 14 vjeç. 35-vjeçari ndërhyri menjëherë për të neutralizuar gruan.

“Kur ajo u drejtua për në kabinën e pilotit, unë mora iniciativën, e shtyva në tokë dhe në atë moment piloti bëri një ulje emergjente në Paris”, tha ai pas ngjarjes.

britani e madhe

Sondazh

Poll