Aktualitet

FOTO/ Trafik kilometrik në Elbasan-Tiranë, mjetet ‘ngecin’

Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar trafikun e mjeteve.

14 Gusht 2022, 19:50 Nga F.M
FOTO/ Trafik kilometrik në Elbasan-Tiranë, mjetet ‘ngecin’
Trafik, Elbasan-Tiranë

TIRANË- Një trafik kilometrik është krijuar në autostradën Elbasan-Tiranë. Radha e makinave nuk dihet saktësisht se sa është, por prej më shumë se një ore, drejtuesit e mjeteve ndodhen në këtë trafik të rënduar, që shihet edhe në foto.

Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar trafikun e mjeteve. Paraprakisht thuhet se mund të jetë një kthim i pushuesve nga jugu, apo hyrja e emigrantëve në vendin tonë.

Gjatë ditës së premte, në pikën kufitare të Kakavijës u regjistruan 5795 persona në hyrje dhe 3632 në dalje. Mijëra të tjera kanë hyrë të shtunën dhe sot.

trafik ne elbasan-tirane

Sondazh

Poll