Aktualitet

Aksidentohet turistja australiane në Himarë, niset me urgjencë drejt spitalit

Ajo është dëmtuar aksidentalisht në Gjirin e Filikurit, por ende nuk dihet se çfarë i ka ndodhur saktësisht turistes.

14 Gusht 2022, 19:02 Nga F.M
Aksidentohet turistja australiane në Himarë, niset me urgjencë
Himarë

HIMARË- Një turiste 22-vjeçare që kishte ardhur të kalonte pushimet në Himarë është aksidentuar në plazh. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se e reja me inicialet K. S., nga Australia ka kërkuar ndihmën mjekësore. Ajo është dëmtuar aksidentalisht në Gjirin e Filikurit, por ende nuk dihet se çfarë i ka ndodhur saktësisht turistes. Aktualisht, 22-vjeçarja ndodhet në spitalin e Himarës.

Njoftimi zyrtar:

Sot, rreth orës 17:45,  pas marrjes së një telefonate në sallën Operative Himarë, se një shtetase në vendin e quajtur “Gjiri i Filikurit”, ishte dëmtuar aksidentalisht, në plazhin ku ishte duke pushuar dhe kërkonte ndihmë mjekësore, shërbimet e Policisë Kufitare Himarë kanë kaluar menjëherë dhe kanë bërë të mundur dhënien e parë të ndihmës mjekësore si dhe transportin e shtetases australiane K. S., 22 vjeçe, në Portin e Himarës dhe më pas me autoambulancë për në spitalin e Himarës. 22-vjeçarja aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

aksidentohet turistja ne himare himare

Sondazh

Poll