Bota

Burri alarmon Capitol Hill, përplas makinën dhe vret veten kur i afrohet policia

Personi ende i paidentifikuar pasi përplasi makinën e cila u përfshi nga flakët doli jashtë mjetit dhe qëlloi disa herë në ajër.

14 Gusht 2022, 18:25 Nga F.M
Burri alarmon Capitol Hill, përplas makinën dhe vret veten kur i
Makina e djegur

SHBA- Një burrë përplasi makinën e tij dhe më pas vrau veten. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Capitol Hill në Washington dhe ka alarmuar sigurinë e vendit.

Personi ende i paidentifikuar pasi përplasi makinën e cila u përfshi nga flakët doli jashtë mjetit dhe qëlloi disa herë në ajër. Më pas, kur pa që policia iu afrua, vrau veten.

Nga ngjarja nuk ka pasur persona të tjerë të lënduar. Motivet e këtij veorimi nuk dihen ende.

washington capitol hill

Sondazh

Poll