Bota

"Kam drogë dhe eksploziv", u fut me makinë në Gjykatë, këngëtari del në gjyq

Pas kontrollit që u ushtrua në shtëpinë e tij, këngëtarit iu gjetën edhe 300 mijë euro të tjera.

14 Gusht 2022, 17:15 Nga F.M
"Kam drogë dhe eksploziv", u fut me makinë në
Vassilis Gorgolitsa

GREQI- Vassilis Gorgolitsa, një këngëtar grek që futi makinën parkingun e Gjykatës së Apelit dhe e kishte të mbushur plot me 1 milionë e 200 mijë euro është lënë në burg. 33-vjeçari doli para trupit gjykues vetëm dy ditë pasi kërcënoi se kishte eksplozivë dhe u fut në gjykatë.

Në atë moment i riu u vu në pranga. Pas kontrollit që u ushtrua në shtëpinë e tij, këngëtarit iu gjetën edhe 300 mijë euro të tjera.

Vassilis Gorgolitsa ishte bërë mjaft i famshëm në rrjet pasi në llogarinë e tij në TikTok postonte video duke kënduar dhe ndiqej masivisht. Tashmë ai po hetohet për origjinën e parave dhe policia dyshon se ai mund të ketë qenë anëtar i një rrjeti që tregtonte drogë në baret e Athinës dhe Mykonos.

Ai ka marrë pjesë edhe në një reality-show, në Greek Idol në vitin 2010.

vassilis gorgolitsa

Sondazh

Poll